Aksion anti-drogë në Evropë, 27 shqiptarë në mesin e të arrestuarve

55 persona, 27 prej të cilëve shqiptarë, janë arrestuar gjatë një operacioni ndërkombëtar anti-drogë të shtrirë në Romë, Breshia, Modena, Genova të Italisë, në Kothen në Gjermani dhe në qytetin e Vlorës.

Marketing

Mësohet se është shkatërruar, grupi shqiptaro-nigerian i drogës, ndërkohë që 5 prej anëtarëve janë prangosur në Vlorë.

Po në kuadër të këtij operacioni që është në vijimësi, Policia po ushtron kontrolle edhe në disa qytete të tjera në Shqipëri, si në Durrës, Fier, Elbasan dhe Tiranë.

Referuar mediave italiane grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe më pas lënda narkotike dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.

Pasi sasitë e kanabisit mbërrinin në Gjermani, synimi ishte tregtimi i tyre edhe drejt vendeve të tjera të Evropës.

Deri më tani nga hetimet rezulton se për trafikun e lëndëve narkotike janë përfshirë 3 organizata kriminale që kishin si synim, prodhinim dhe trafikimin e paligjshëm të drogës.