Xhaferi takon Abazoviqin, në fokus marrëdhëniet rajonale

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Marketing

Lajmin për këtë takim Abazoviq e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.

“Në takimin me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Dritan Abazović, u pajtuam se të gjitha institucionet duhet të vazhdojnë të angazhohen për thellimin e marrëdhënieve rajonale si bazë për një bashkëpunim ekonomik më intensiv dhe bashkëpunim partner më intensiv për ardhmëri të përbashkët euroatlantike të gjitha rajonit”, shkruan ai.