Nga Jozefina Topalli tek Murrizi, KQZ rikthen listat për 4 parti

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u kthen listat e kandidatëve për deputetë, 4 partive të opozitës.

Marketing

Ndër listat e kthyera nga ana e KQZ janë dhe të partisë së  Myslim Murrizit dhe Jozefina Topallit, pasi duhet të korrigjohen, transmeton Neës24.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike pas shqyrtimit të projektvendimeve vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumemërore të kandidatëve për të deputet të depozituar nga:

1- Partia Lëvizja e Re – Arian Galdini

2- Partia Aleanca Demokracia e Re – Edmond Stojku

3- Partia Lëvizja për Ndryshim – Jozefina Topalli

4- Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare – Myslim Murrizi.

Kujtojmë që ditën e hënë ka qenë afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve nga ana e partive politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.