nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë deklaruar se Zaev dhe Filipçe po vrapojnë pas provizionit në vend që të përpiqen të sigurojnë vaksina.
“Atë që janë përpjekur ta bëjnë në dhjetor të vitit 2020, Zaev dhe Filipçe, me vaksinat, është se në vend që të ndjekin procedurë të rregullt për furnizim me vaksina nëpërmjet kanaleve shtetërore janë përpjekur të angazhojnë firmë fantom të regjistruar në Hong Kong. Gazetës “La Verita” njoftoi se Kina herën e parë ka refuzuar bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë, pasi ministri i shëndetësisë ka kërkuar që furnizimi të kalojë nëpërmjet kompanisë së dyshimtë.”,- theksoi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
Nga opozita kanë pyetur si quhet firma në Hong Kong dhe si Ministria e Shëndetësisë e ka zgjedhur pikërisht këtë kompani për të ndërmjetësuar furnizimin me vaksinat kineze.