Qeni hyn në veterinari dhe tregon putrën e tij të dëmtuar (Video)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një klinikë veterinare në Brazil. Një qen endacak i cili ishte plagosur në këmbë ka shkuar dhe ka treguar putrën e tij të lënduar. 

Marketing

Pamjet e kamerave të sigurisë në klinikën tregojnë momentin kur qeni hyri duke çaluar dhe shikonte veterineren.Ai qëndroi pas murit më pas u ul në tokë dhe po lëvizte putrën për të kërkuar ndihmë nga veterinaria.

Veterinerja i shkon afër për ta kontrollon dhe e kupton që është dëmtuar nga një gozhdë në këmbë. Ndërsa ajo largohet për të njoftuar stafin, qeni e ndjek në dhomën e konsultimit. Një kontroll i mëvonshëm zbuloi se qeni kishte një tumor kanceroz.

Veterineria Dayse Silva besoi se qeni endacak mund të ketë hyrë në klinikë sepse arriti të nuhatë praninë e kafshëve të tjera atje dhe po kërkonte shoqëri.

“Ai arriti në heshtje, tregoi putrën e tij, dhe unë shkova atje për të parë se çfarë po ndodhte dhe menjëherë kuptova se kishte gjakderdhje në pjesën e penisit, por kishte një problem shumë më të madh që e diagnostikuam më vonë. Ka një tumor venerian të transmetueshëm, i zakonshëm në kafshët endacake. Ai gjithashtu kishte një dëmtim të shkaktuar nga një gozhdë.”

Qeni tani duhet të qëndrojë në klinikë minimumi për 30 ditësh, ku do marrë trajtim kimioterapie. Kur të shërohet ai do jepet për birësim.