Kovid 19 RMV/ 16 të vdekur, 913 raste të reja. Shërohen 351 pacientë

Edhe gjatë ditës së sotme, ashtu si gjatë ditëve të kaluara, ka pasur një rritje të numrit të infektimeve me COVID në vendin tonë. Siç raporton Ministria e Shëndetësisë në 24 orët janë kryer 3 707 testimeve të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre plot 913 kanë rezultuar pozitivë. Kryeson Shkupi me 440 raste, Prilepi  64, Kavadari 50, etj. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 16 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 351 persona. Deri tani në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 551 917 testime dhe janë prekur nga virusi 109 262 persona, ku 96 173 janë shëruar, ndërsa 3 244 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9 845, ku kryeson gjithmonë Shkupi.

Marketing