Takim liderësh për zhbllokimin e punës së Kuvendit?

Një takim i ri liderësh ose mes grupeve të punës mund të jetë zgjidhja e ardhshme për funskionimin e Kuvendit, pasi opozita shqiptare vendosi bllokimin e të gjitha procedurave në plenare dhe në komisione.

Marketing

Revolta e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa erdhi pasi bllokimit të propozimit të tyre për ligjin për shtetësi. Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të mendojë se zgjidhja e propozuar ligjore e opozitës shqiptare është e papranueshme.