Ish-deputetja e LSDM-së, Sofija Kunovska ka vlerësuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi si politikan më përgjegjës dhe më serioz në Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Kunovska shkruan: “Nëse largojmë subjektivizmin, në mënyrë të qetë mund të konkludojmë se në këtë moment më serioz, pjesëmarrësi më i denjë, aktiv dhe më i përgjegjshëm në jetën politike në Maqedoninë e Veriut është z.Talat Xhaferi. Nuk ka gafë, kryen funksionin me sasinë e kërkuar të dinjitetit. Ka respekt për të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe sidomos për publikun dhe qytetarët”.