Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, vizitoi disa Kompani prodhuese dhe objektet hotelierikenë rajonin e Kumanovës, që u mbështetën drejtpërdrejt përmes masave dhe programeve të Ministrisë së Ekonomisë për të realizuar investimet e tyre, dhe në luftën me ballafaqimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia me Covid 19.
“Në rajonin e Kumanovës dhe Likovës nga ministria e Ekonomisë gjatë vitit të kaluar janë përkrahur afër 100 Kompani me shumë prej 700 mijë euro, kjo dëshmon se punojmë për krijimin dhe zhvillimin e e atyre kompanive ekzistuese por njëkohësisht edhe për krijimin e vendeve të reja të punës në këtë rajon.”, tha mes tjerash Bekteshi.
Ministri Bekteshi, gjithashtu informoi lidhur me thirrjet publike për mbështetje financiare të kompanive në suaza të programeve të Ministrisë së Ekonomisë.