BUSHI: Në Strugë kriminaliteti është ulur për 32% krahasuar me vitin e kaluar

Kriminaliteti ka shënuar rënie kurse numri i shkeljeve të rendit dhe qetësisë publike nga janari i vitit 2021 ka rënë për 32% krahasuar me vitin e kaluar në qytetin e Strugës përkatësisht rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Kështu ka thënë zëvendësministri i punëve të brendshme, Nazim Bushi gjatë vizitës së sotme në Strugë.

Marketing

“Këtë sot e biseduam me udhëheqësin e sektorit të punëve të brendshme në Strugë ku bashkë konstatuam se siguria në qytetin buzë liqenit është e qëndrueshme dhe se krimi sistematikisht është në rënie”, është shprehur Bushi.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Strugë, krerët e MPB-së kanë realizuar takim edhe me kryetarin e komunës, Ramiz Merko me të cilin janë dakorduam se do të bashkëpunojnë me qëllim të rritjes së sigurisë dhe gatishmërisë më të madhe të policisë për të mirën e të gjithë banorëve të kësaj ane.

Sipas Bushit me kryetarin Merko gjithashtu është biseduar edhe rreth kushteve në të cilat funksionon policia në këtë qytet. I premtuam se ne si Ministri e Punëve të Brendshme do të vazhdojmë të sigurojmë kushte më të mira pune për uniformat blu, gjë që jep çdoherë rezultate më të mira.