Mbi 1 milionë evropianë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit

Mbi një milion evropianë e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Në kontinentin e vjetër është duke vijuar procesi i vaksinimit ndërsa të pranishme janë variantet e reja dhe një valë e tretë infektimesh.

Marketing

Që nga fillimi i pandemisë, të paktën 37,221,978 raste me Covid-19 dhe të paktën 1,000,062 viktima u raportuan në rajonin Evropian.

Rajoni, i cili përfshin 51 vende, mban rreth 35.5% të të gjitha fataliteteve nga koronavirusi dhe dhe 30.5% të të gjitha rasteve në botë. Rajoni përfshin Rusinë, Mbretërinë e Bashkuar, 27 anëtarët e Bashkimit Evropian dhe vende të tjera.

Po ashtu, rajoni Evropian ka administruar rreth 12 doza për çdo 100 njerëz, duke qëndruar pas Shteteve të Bashkuara ku janë administruar  rreth 34 doza për 100 njerëz.

Izraeli udhëheq botën në përpjekjet e vaksinimit me rreth 110 doza të dhëna për çdo 100 individë. Disa vaksina kërkojnë dy doza.

Me numrin e vdekjeve të lidhura me BE Covid-19 mbi 550,000 dhe më pak se një të dhjetën e popullsisë së vaksinuar, drejtuesja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se situata po përkeqësohet.

“Ne shohim formimin e një vale të tretë në vendet anëtare dhe e dimë se duhet të përshpejtojmë normat e vaksinimit.”