“Cima”: Gjendja ime është e rëndë, ju lutem respektoni masat

Aktori i mirënjohur kosovar ka publikuar një shkrim në Facebook (të shkruar nga djali i tij), duke treguar gjendjen e tij pas prekjes me Covid-19.

Marketing

“Cima” ka shkruar se gjendja e tij është e rëndë, por stabile, duke lavdëruar punën e stafit mjekësorë. Ai ka lutur të gjithë qytetarët që të respektojnë sa më shumë masat anti-Covid.

Më poshtë statusi i tij:

Po lajmërohem pas një jave të vështirë !
Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja , ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.
Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy.
I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.
Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.
Ju lutem respektoni masat sa më shumë.
Me respekt Cima
P.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)