Abramovich tregon arsyen përse Chelsea i shkarkon menaxherët

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ka shpjeguar arsyen përse klubi i tij i shakrkon menaxherët aq shpesh.

Abramovich dha një intervistë për Forbes, duke shpjeguar qëllime dhe mbarëvajtjen e klubit të cilin është që 17 vite.

Marketing

“Mendoj që ne jemi pragmatikë në zgjidhjet tona. Dhe gjithashtu nuk kemi frikë të bëjmë ndryshime në kohën e duhur që të sigurojmë që të marrim rezultate në ambiciet tona afatgjatë”, tha ai.

“Shpresoj që kjo shpjegon dhe qartëson pozicionin tonë afatgjatë që kemi për ambiciet e këtij klubi. Ata që na bashkohen duhet të kuptojnë këto gjëra edhe në fushë edhe jashtë saj”, tha Abramovic.

“Në anën tjetër, kurrë nuk kam menduar për profilin publik që do të ketë klubi mbi mua, kam menduar që është ndryshe të kesh në pronësi një klub. Unë vetëm pashë një lojë që më pëlqente dhe doja të isha pjesë e saj”, përfundoi Roman Abramovich.

Chelsea ka fituar 36 trofe që nga koha kur rusi është në krye të klubit.

Ata së fundmi shkarkuan legjendën e klubit, Frank Lampard, dhe e zëvendësuan me gjermanin Thomas Tuchel.