Sot, përmes një postimi në Fejsbuk, nënkryetari i BDI, Nevzat Bejta ka përgëzuar rininë e Gostivarit për angazhimin në regjistrimin e diasporës.
Pasi apostrofoi Islam Jakupi i cili punon në Austri dhe tani është vendosur në dispozicion 24 orë të bashkëatdhetarëve të cilët hasin pengesa gjatë procesit të regjistrimit të popullatës, ky i fundit i ka kthyer përgjigje në postim.
“Faleminderit shumë Profesor. Atdhedashuria ime për kombin ështe e inspiruar nga ligjeratat e juaja gjatë kohes kur ishit profesor im. Të fala”, shkruan Jakupi në Fejsbuk.