Regjistrohen 642 raste të reja dhe 25 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2 730 testime ndërsa janë regjistruar 642 raste të reja.

Marketing

Në 24 orët e fundit janë shëruar 524 pacientë.
25 persona në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve nga KOVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuara me KOVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 119.378, numri i personave të shëruar është 100.774, i të vdekurve 3.473.
Numri i rasteve aktive është 15.131.