Po shkruajmë histori, tha Zaevi për zgjedhjet në LSDM

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka dhënë vlerësimin e tij për procesin e sotëm zgjedhor që po realizohet në partinë e tij.

Marketing

Si kandidat i vetëm për kryetar të partisë, këto zgjedhje ai i ka cilësuar si të nivelit të lartë demokratik.

Ndërkaq ka vlerësuar se LSDM-ja po shkruan histori.

“Bashkërisht shkruajmë histori duke praktikuar nivel të lartë të demokracisë brendapartiake”, tha Zaevi.

Zgjedhjet në LSDM priten të përfundojnë sot, në ora 19, ndërkaq të drejtë vote kanë 68.999 anëtarë.