Zaev: Regjistrimi nuk do të anulohet

Kryeministri Zoran Zaev ka përjashtuar çdo mundësi, që të anulohet procesi i regjistrimit të popullsisë në vend.

Marketing

Ka vlerësuar, se askush nuk garanton se si do të jetë situata epidemiologjike në vend në vjeshtë, apo pranverën e ardhshme, duke thënë se, nëse anulohet regjistrimi tani, do të anulohet për 10 vjet.

“Çdo anulim i Regjistrimit e fut shtetin në rrezik që të mos kemi as në 10 vitet e ardhshme. 20 vjet nuk kemi regjistrim dhe jemi nga shtetet e vetme në botë, dhe për këtë duhet ta realizojmë. Askush nuk mund të tregojë, se si do të jetë gjendja në vjeshtë, apo pranverën e ardhshme, apo ngjashëm”, tha Zaevi nuk u përgjigjur në pyetjen se, “Pse realizojmë regjistrim, derisa u vazhdua ora policore?

Ai ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët, që të apelojnë për regjistrimin e popullsisë, pasi siç u shpreh, nëse nuk e kryejmë këtë obligim ligjor, nuk do të mund të jemi maqedonas më të mëdhenj dhe as shqiptarë më të mëdhenj.

“Për këtë bëj thirrje që të regjistrohemi, sepse me këtë nuk do të jemi as maqedonas më të mëdhenj, as shqiptarë më të mëdhenj, as turq më të mëdhenj, as vllahë më të mëdhenj nëse nuk dalim të tregojmë të drejtën, por edhe detyrimin tonë që të marrin pjesë në këtë regjistrim. I ftoj të gjithë të vazhdojnë të apelojnë deri te qytetarët, që të regjistrohen”, shtoi Zaevi.

Përndryshe, anulimi i regjistrimit kërkohet në vazhdimësi nga opozita maqedonase, nën arsyetimin se situata epidemiologjike në vend është e rënduar.