Shumica parlamentare akuzon opozitën për bllokim të punëve të Kuvendit në periudhë epidemie. Sipas LSDM-së në pushtet, opozita në tërësi, keqpërdor situatën dhe shëndetësore të deputetëve të shumicës dhe po pengon miratimin e pakos së pestë të masave ekonomike si dhe dhjetëra ligje të tjera me interes për qytetarët dhe shtetin.
“E gjithë opozita në Kuvend, bën çdo gjë që të bllokojë të gjitha proceset e rëndësishme për qytetarët dhe shtetin. VMRO DPMNE, Aleanca dhe E Majta, janë në anën e kundërt të interesave të qytetarëve që u kanë dhënë besimin. Ligji për shtetësi është i bllokuar nga VMRO DPMNE dhe E Majta. Në marrëveshje me VMRO DPMNE-në dhe të Majtën, Aleanca opozitare i bllokon të gjitha zgjidhjet ligjore të tashme dhe të ardhshme. Ne nuk mund t’i ulim bashkë dhe të bëhemi ndërmjetësues për problemin e tyre të koalicionit.”, tha Kostadin Kostadinov, deputet i LSDM-së.