“Levica” e Apasievit vazhdon me fushatën propaganduese kundër regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kesaj radhe “Levica” ka botuar pamflete me mesazhin “Nuk hapi derën”. Në këtë pamflet qëndrojnë disa pika, ku “Levica” pretendon se regjistrimi në kohë pandemie është antikushtetues dhe se cenon shëndetin e qytetarëve, trasnmeton TS.
Sipas “Levicës” regjistrimi zhvillohet për të “shqiptarizuar popullsinë e tërë muslimane në Maqedoninë Perëndimore” dhe se synon “paraqitjen në mënyrë artificiale të të ashtuquajturës pakicë bullgare në Maqedoninë Lindore”.
Dimitar Apasiev më parë ka reaguar edhe për angazhimin e parreshtur të Zv. Kryeministrit të Parë Artan Grubi, i cili ka trazuar politiken shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri për t’i mobilizuar shqiptarët që të regjistrohen masivisht.
“Pasi që Albin Kurti u bëri thirrje shqiptarëve nga diaspora të regjistrohen masivisht në regjistrimin në Maqedoni, edhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të njëjtën. Përveç kësaj, Zëvendës Kryeministri i Parë Artan Grubi u mburr se anëtari i partisë së tij, Bujar Osmani, nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, loboi për njohjen e Kosovës nga Spanja. Kjo tregon që funskionarët shqiptarë po punojnë në një mënyrë të koordinuar për të arritur axhendat etno-nacionaliste shqiptare, dhe Regjistrimi në Maqedoni, së bashku me Projektligjin për Shtetësinë, do të jenë vetëm disa nga një seri e mjeteve të tilla politike që do të përdoren në të njëjtin drejtim” pati deklaruar kështu Apasiev.