Izraeli nuk mjaftohet me vaksinat, po prodhon sprajin për hundët që vret Covidin

Sipas mediave të huaja në një fabrikë izraelite ka filluar të prodhohet një spraj për hundët, i cili ka aftësinë të “vrasë” 99.9% të grimcave të koronavirusit.

Marketing

Krijuesi, Dr. Gilly Regev tha në “Times of Israel” se spraji mund të kishte parandaluar Covid-19 të përhapet në këtë nivel në botë.

Ndër të tjera, Regev tha se: “Shpresojmë që spraji të shpëtojë shumë jetë në vendet që janë duke pritur vaksinën”.

Ai tha se medikamenti në fjalë është i efektshëm, pasi kjo gjë është vertetuar edhe në një laborator kundër një game të gjerë virusesh dhe se variante të reja të koronavirusit nuk do të ndikonin në efektivitetin e tij.