Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem
politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka
realizuar takim me përfaqësues të komunitetit turk në vend lidhur me
procesin e regjistrimit të popullsisë.
Përmes këtij takimi, Grubi dhe përfaqësuesit e komunitetit turk i kanë
bërë thirrje popullatës që masovikisht të regjistrohen pasi që e
rëndësishme është që secili qytetare dhe komunitet të regjistrohen,
derisa përmes personaliteteve që kanë ndikim në shoqëri të përçohet
mesazhi deri tek secili qytetar për rëndësinë e këtij procesi.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Artan Grubi është shprehur i hapur
për bashkëpunim me komunitetin turk dhe të gjitha komunitetet në
Republikën e Maqedonisë së Veriut.