Carovska: Investimet e mëdha në infrastrukturë janë pjesë e reformës arsimore

Zhvillimi i edukimit fizik dhe shëndetit të nxënësve është po aq i rëndësishëm në procesin arsimor sa të gjitha aspektet e tjera të procesit arsimor.

Marketing

Investimi në infrastrukturën arsimore dhe salla të sportit  është pjesë përbërëse e reformave për avancimin e arsimit fillor mbi të cilat MASH intensivisht punon.

“Investimi në objektet kapitale, përkatësisht në infrastrukturë – shkolla dhe objekte ndihmëse, siç janë sallat e sportit , janë mjaftë të rëndësishme që nxënësve  t′iu sigurojmë  të zhvillojnë edukimin e tyre fizik dhe shëndetin”, tha Carovska gjatë mbikëqyrjes së aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e sallës sportive në kuadër të SHF “ Strasho Pinxhur” në Kavadar, duke shtuar se me të vërtet është e rëndësishme që aktivitetet e parashikuara në program do të mund të realizohen në shkollë, edhe në këto objekte ndihmëse.

Është e rëndësishme, potencoi Carovska, që sistemi arsimor së bashku me komunat j’ua ofron këto mundësi nxënësve nëpër  shkolla.

Nuk duhet të ketë nxënës të privilegjuar, të cilët mund vetëm jashtë procesit arsimor t′i lejojnë aktivitetet sportive, por të përpiqemi si shtet të krijojmë kushte në çdo shkollë, që  të gjitha aktivitetet mbështetëse, të gjitha aktivitetet e lira, nxënësit t’i zhvillojnë njësoj në sistemin arsimor dhe ato të jenë cilësore dhe falas.

“Si qeveri, po dëshmojmë se investimet në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, si në arsimin parashkollor, po ashtu edhe në atë fillor dhe të mesëm, janë shumë të rëndësishme. Ky është parakusht për të pasur qytetarë të shëndetshëm, qytetarë të cilët do të jenë  të gatshëm të luftojnë me sfidat me të cilat do të  përballen në jetë, tha ministrja  e Arsimit dhe Shkencës.

Kryetari i Komunës së Kavadarit  Mitko Jançev theksoi  se shkolla më e vjetër në komunë më në fund do të bëhet me sallë të sportit.

“Më në fund ia dolëm të gjejmë mjete me ndihmën e MASH-it, që nxënësit tanë t′i kenë të gjitha kushtet për realizimin e mësimit” tha Jançev.

Duke falënderuar për investimin, drejtoresha e shkollës fillore “Strasho Pinxhur”, Ilinka Bakeva, theksoi  se investimi në sallë është punë e  Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, ku nxënësit fitojnë sallë të re, bashkëkohore, ku do të munden  t′i  zhvillojnë orët mësimore  të lëndës së edukatës fizike.