Grubi takon përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit rom: Sensibilizim masiv për procesin e regjistrimit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem
politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në
takim përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit rom në Republikën e
Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Bashkëbisedimi mes Grubit dhe përfaqësuesve të komunitetit rom ka qenë
me fokus pikërisht në rëndësinë e regjistrimit të popullësisë dhe me
theks të veçantë tek komuniteti rom i cili duhet të vihet në lëvizje që
të përmbushë këtë obligim qytetarë, derisa mesazhi tek ata do të
përçohet përmes personaliteteve të cilët kanë ndikim.

Grubi me bashkëbiseduesit konstatuan se sensibilizimi më i madh i
popullatës në përgjithësi por dhe i komunitetit rom në veçanti do të
sjellë numër sa më të madh të të regjistruarve derisa në anën tjetër
edhe vet shteti do të ketë një pasqyrë sa më të qartë të gjendjes së
popullatës në vend.

Në fund të këtij takimi, Grubi para përfaqësuesve të komunitetit rom u
shpreh se dikasteri që ai drejton është shtëpi e të gjithë komuniteteve
duke ofruar kështu bashkëpunim për të gjitha komunitetet në vend.