Belgjikë, mobilizohet diaspora shqiptare

Këshilli për regjistrimin e mërgatës shqiptare të RMV-së në Belgjikë I është bashkuar thirrjeve për mobilizimin e diasporës dhe tashmë kanë hapur zyrta e tyre, ku qytetarët të cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e regjistrimit mund të drejtohen prej të Hënës deri të Premten në zyrën me adresë; Chausse de Helmet 278 Schaerbeek nga ora 16.00 deri ora 17.00.

Marketing

Ndërkohë cdo të shtunë dhe të dielë në adresën; Rue General Eenens 43 në Schaerbeek, prej orës 14.00 deri 18.00 gjithashtu mund që qytetarët e RMV-së që jetojnë në Belgjikë mund të kërkojnë ndihmë që të regjistrohen.

Nga ky Këshilli, për Klan Maqedoni, njoftuan se deri sot ora 11.00 janë regjistruar 3.246 qytetarët, që sipas tyre, 50 deri 60% nga kjo shifër janë regjistruar me ndihmën e këtij Këshilli.

Njoftohet se në Belgjikë, sipas disa të dhënave jetojnë mbi 6.000 qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Për më shumë informacione, qytetarët e RMV-së që jetojnë në Belgjikë, mund të vizitojnë faqen e Facebookut të Këshillit.