Këngëtarja Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg në mungesë

Këngëtarja Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg në mungesë për veprën penale ‘trafikim të lëndëve narkotike’.

Marketing

“Do ta ankimojnë. Fjolla Morina ka pasur vetëm një armë, ka qenë aksidentalisht në çantën e saj dhe do ta ankimojmë në Apel”, tha avokatja.

Ajo u arrestua më 19 shtator pasi u kap me armë në çantë.

Kujtojmë se Fjolla prej disa kohësh është në arrati, pasi u largua nga shtëpia ku qëndroi katër muaj në Kukës drejt Kosovës. Këngëtarja ka treguar gjatë një interviste së fundmi se në banesë qëndroi gjatë gjithë periudhës me partnerin e saj.

Ajo ka shtuar se ditën kur policia i shkoi në shtëpi për të kontrolluar nëse ishte aty, kishte shkuar në spital pasi vuante nga depresioni. Më pas Morina theksoi se kur mësoi se uniformat blu kishin shkuar në banesë, u frikësua dhe u largua në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja ka bërë udhëtime të shumta si Dubai dhe Maldive. Në destinacionin e fundit, këngëtarja i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me biznesmenin, Fisnik Syla.

Ndërsa në lidhje me armën që iu gjend në makinë, Fjolla ka thënë se ishte e një miku të saj që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave. Ajo theksoi se nuk e dinte që armën e kishte marrë me vete, pasi kishte harruar që e kishte vendosur në çantë.