Von der Leyen: BE-ja i ka eksportuar rreth 77 milionë doza të vaksinave anti COVID

Bashkimi Evropian i ka eksportuar rreth 77 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 në 33 vende që nga 1 Dhjetori i vitit 2020, këtë e tha Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian gjatë një konference pas një samiti me liderët e BE-së.

Marketing

Sipas disa dokumenteve thuhet se 27 vendet e bllokut kanë administruar rreth 62 milionë doza të vaksinave nga 88 milionë sa i ka pranuar BE-ja nga kompanitë e prodhimit, transmeton Klan Kosova.

Një dokument tregon se 18.2 milionë qytetarë të BE-së, ose 4.1% e popullsisë, deri tani janë vaksinuar me dy doza. Von der Leyen ka thënë se 100 milionë doza do të dorëzohen në Union deri në fund të këtij tremujori dhe 360 milionë në të dytin, shkruan Reuters.