Aktori i shumë filmave të huaj po edhe vendor po edhe aktor i shumë veprave në teatro, Luran Ahmeti, është ndarë nga jeta.
Sipas informatave, Ahmeti ka humbur betejën ndaj virusit Covid-19.
Ndryshe, një nga rolet më të rëndësishme gjatë karierës së tij Ahmeti e ka luajtur në filmin “Sulejmani madhërishëm” kurse në serialet vendore Ahmeti ka lujtur në serialin “O sa mirë”, në rolin e profesorit të Historisë.
Lurani la pas vetes një vajzë, bashkëshorten, një motër dhe prindërit.
Portali Aktuale.mk, familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Luranin, ju shpreh ngushëllime për humbjen e aktorit të madh.