Për shkak të protestave, do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit në Shkup

Regjim i ndryshuar i trafikut është paralajmëruar për sot nga ora 13.30 në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, “Xhon Kenedi”, “Cvetan Dimov”, “Kërste Misirkov” dhe bulevardi “Goce Dellçev”.

Marketing

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se regjimi i posaçëm i qarkullimit është për shkak të protestës së paralajmëruar me fillim në orën 13.30 për rastin “Monstra”, ndërsa do të fillojë nga parku i Çairit dhe do të vazhdojë drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria dërgon apel deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policor.