Nëpërmjet aplikacionit për vetë-regjistrim të diasporës deri sot janë regjistruar 148.719 persona.
Vetë-regjistrimi i mërgimtarëve ka filluar më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill.
Ndërkaq, regjistrimi i popullsisë në vend do të fillojë nga 1 prilli dhe do të zgjasë deri më 21 prill, në përputhje me protokollet e miratuara për mbrojtje nga virusi korona.