Zaev: Javën tjetër do të takohem me opozitën shqiptare

Kryeministri Zaev, për TV21, ka konfirmuar se javën tjetër do të takohet me opozitën shqiptare.

Marketing

Zaev për TV21, shkurt tha se do të takohet për të zgjidhur problemin e qytetarëve pa shtetësi.

“Po. Unë do të takohem me Aleancën dhe Alternativën javën tjetër për të zgjidhur problemin e qytetarëve pa shtetësi”, tha Zaev.

Kujtojmë që të hënën në Klubin e deputetëve do të takohen Zaev dhe Mickoski për të diskutuar për të gjitha temat jetike.