13 vjet burg për Naser Eshtrefin

Në Gjykatën Penale të Shkupit u shpall aktgjykimi për rastin e therjes me thikë të Angel Petkovskit në lagjen Gjorçe Petrov që ndodhi më 19 maj të vitit 2014-të, në të cilin rast është i akuzuar Naser Eshtrefi. Ai u dënua me 13 vite burg dhe atë sipas të njëjtave pretendime sikurse edhe më parë kur edhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim.

Marketing

Mbrojtja e Eshtrefit tha se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme, derisa vetë Naser Eshtrefi tha se nuk ndjehet fajtor.