Tragjedi, 32 të vdekur dhe 66 të lënduar nga përplasja e dy trenave

Të paktën 32 persona e kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur në një aksident hekurudhor në jug të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në një deklaratë me shkrim, Ministria egjiptiane e Shëndetësisë tha se dy trena pasagjerësh u përplasën në rrethin Tahta të qytetit Sohag.

Në deklaratë thuhet se 32 persona kanë vdekur dhe 66 janë lënduar në aksident, kurse 36 ambulanca janë dërguar në rajon menjëherë pas ngjarjes për të transferuar të vdekurit dhe të lënduarit në spitalet shtetërore në Sohag.

Aksidenti i fundit me tren në Egjipt ndodhi më 9 dhjetor 2020, me ç’rast 22 persona mbetën të lënduar.