Emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ solli në vëmendjen e publikut historinë e Adisës nga fshati Luboten i Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Familja Abdurrahmani, e cila prej 11 vitesh shpresonte t’i shpëtojë jetën njërës prej dy vajzave binjake e cila vuan nga skolioza.
Historia e Adisës prekur mijëra zemra e veçanërisht atë të babait të Klodian Rashës, i cili me një gjest të madh zemërgjerësie ishte i pari që bëri një dhurim për shpirtin e të birit në transmetim live.
Ne fundin e sezonit te kaluar, historia e fundit që emisioni trajtoi ishte ajo e vajzës nga Shkupi, e cila kërkonte ndërhyrje emergjente për skoliozën që ja kishte renduar aq shume trupin sa nuk arrinte as te ecte dot me.
Sezonin e kaluar stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” me gazetarin Ferit Lika preku nga afër realitetin e hidhur të një nëne që nuk i shteronin lotët, nga shpirti i saj derdhet një dhimbje e madhe.11 vjet me parë, ajo lindi dy vajza binjake, Adisen dhe Anisen, njërën më të bukur se tjetrën. Por fati nuk e deshi qe ato te rriteshin te dyja njësoj.
Adisa, ka probleme të mëdha shëndetësore pasi vuante nga skolioza. Sezonin e kaluar vajza iu nënshtrua operacionit të parë në shtyllën kurrizore pasi paratë për operacionin u mblodhën. Por vetëm para pak ditësh Adisa i është nënshtruar dhe një ndërhyrje të dytë, që ka përfunduar me sukses të plotë.
“Pas ndërhyrjes do shikojmë nëse këmbët janë në një gjatësi, nuk është operacion i lehtë por kemi një ekip të përgatitur dhe me eksperience” tha mjeku para operacionit. Emocionuese ishin momentet kur vajza ishte në sallën e operacionit. “Babi më tha do të tregoj diçka, unë do të bëhem shumë mirë, më emocionoi vajza, e prej momentin që vajza të dali mirë nga operacioni, dua të eci të luaj me vëllain dhe motrën”, thotë i ati i Adisës.
Pas operacionit, Adisën e vizitoi Elvisi dhe Sidriti. “Mjeku na tha se operacioni ka dalë më sukses, shëndeti i vajzës ishte qëllimi ynë kryesor edhe pse kishte rast të vështirë, ne sot jemi të qetë, gëzohemi se gjithçka ka shkuar mirë, ditë të bukura ju presin pas kësaj sprove”, tha Elvisi.