Mickoski për vaksinimet në Serbi: Turp, kjo nuk do të harrohet!

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në Facbook ka reagur për vaksinimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Serbi, transmeton Alsat. Mickoski akuzon Qeverinë për paaftësi në sigurimin e vaksinave.

Marketing

“Sot, kolonat e automjeteve për në Serbinë fqinje tregojnë më së miri mjerimin dhe paaftësinë e qeverisë dhe të Zoran Zaevit. Kjo gjithashtu tregon se sa njerëzit u besojnë autoriteteve që njoftuan për arritjen e vaksinave për nesër. Shteti ekziston për t’i shërbyer qytetarëve, vetëm në vendin tonë shteti ekziston për t’u vjedhur nga qeveria. Maqedonia po jeton vite më më të kqija sesa vitet e nëntëdhjetë, ne kemi arritur në pikën ku njerëzit menaxhojnë vetë situatën dhe luftojnë për jetën e tyre, ndërsa Qeveria nuk e bën asgjë për këtë. Mesazh për qeverinë: shikoni njerëzit tuaj, shikoni kolonat e automjeteve, ky është turpi juaj. Kjo nuk do të harrohet, do të ketë përgjegjësi”, ka shkruar Mickoski në Facebook.