Të dielën, 28 mars 2021, ora ndryshon duke kthyer akrepat e orëve, 60 minuta përpara.
Konkretisht, në orët e para të së dielës në orën 03:00 akrepat e orëve duhet të tregojnë 04:00.
Ndryshimi i orës do të ndodhë në të gjitha vendet e Europës, po ashtu si çdo vit që të dielën e fundit të marsit, orët lëvizin përpara, ndërkohë që të dielën e fundit të Tetorit rikthehet ora diellore.
Kujtojmë se ky ndryshim ore ka qenë objekt debatesh në Parlamentin Europian ku është propozuar heqja e këtij “rituali” të ndryshimit të orës, që në rast se miratohet do të fillojë vitin e ardhshëm.