Vazhdon këmbëngulja e opozitës maqedonase për bojkot dhe mos-pranim të regjistrimit. Madje kreu I VMRO-së Hristijan Mickovski tha se nuk do tua hap derën regjistruesve.
“Unë dhe mijëra qytetarë të tjerë nuk do ta hapim derën. Venko, Zaev dhe drejtori i ESHS-së, Apostoll Simovski le të forcojnë regjistrimin dhe do të shohin se si do të përfundojë. Shëndeti i njeriu nuk ka çmim. Nëse qytetarët ndjehen të pasigurt, nuk duhet të hapin derën. Janë të kota deklarimet se ata që nuk do të hapin derën do të marrin kallëzime penale”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.