Zaev thirrje ambasadorëve: Bisedoni me diasporën për rëndësinë e regjistrimit

U bëra thirrje ambasadorëve dhe përfaqësuesve tanë në vendet e BE-së që të flasin me qytetarët tanë nga diaspora për rëndësinë e regjistrimit dhe për atë se si ata në këtë mënyrë do të kontribuojnë drejtpërdrejt për një të ardhme më të mirë maqedonase, sipas kritereve, si në të gjitha vendet bashkëkohore në botë, ka shkruar në rrjetet sociale kryeministri Zoran Zaev, transmeton Alsat.

Marketing

Pas takimit të sotëm me shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe në misionet e përhershme në BE dhe NATO, u tha se zbatimi i suksesshëm i regjistrimit është me rëndësi shtetërore, sepse është thelbësore në krijimin e politikave efektive publike për nevojat e qytetarëve dhe për zhvillimin e shtetit.

Përmes aplikacionit online për vetë-regjistrim të diasporës, sipas statistikave të fundit janë regjistruar 153,574 mërgimtarë. Regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill.

Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga 1 prilli do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin jashtë vendit.

Regjistrohuni në: https://census.stat.gov.mk

Marketing