Komisionin Europian i ka kthyer një përgjigje zyrtare Federatës Mjekësore Shqiptare të Europës, teksa kjo e fundit i kërkoi zonjës Von der Leyen një takim por edhe të rishikojë qëndrimin e BE-së për dozat e vaksinave kundër COVID-19, të cilat duhet të shpërndahen në vendet e Ballkanit Perëndimor, si Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi.
Në përgjigjen e tyre Komisioni Europian shkruan se nuk është bërë i mundur takimi me Presidenten e Komisionit Europian Ursusla Von der Leyen , për shkak të angazhimeve që kjo e fundit ka këtë periudhë.
Ndërkohë që ndër të tjera në letër bëhet me dije se Bashkimi Europian si pjesë e COVAX është duke mbështetur të gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Pavarësisht angazhimit të Komisionit Europian lidhur me solidaritetin e vaksinave, i cili ka qenë i një rëndësie konsistente duke marrë parasysh që edhe ndër kontribuesit më të mëdhenj të COVAX, për fat të keq Presidentja e KE, Von der Leyen, nuk është në gjendje për t’ju dhënë një përgjigje pozitive lidhur me takimin, kjo për shkak të angazhimeve.”- thuhet në letër./