Grubi: Keqardhje për opozitën shqiptare që nuk u përgjigjet ftesave për takime (VIDEO)

Shpreh keqardhje për refuzimin e opozitës shqiptare për të marrë pjesë në takim të përbashkët në nivel të sekretarëve të partive me qëllim të diskutimit bashkë rreth procesit të regjistrimit dhe për çdo çështje tjetër me interes të përbashkët. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, informon GAZETA.MK

Marketing

“Në të vërtet shpreh shumë keqardhje të thellë për refuzimin e tyre për të marrë pjesë në këtë takim, nuk ua di qëllimet. Qëllimi ynë ishte shumë dashamirës, shumë i sinqertë që të gjithë bashkë të kyçemi në fushatën për regjistrimin e qytetarëve tanë. Nuk kishte asnjë prapavijë tjetër përveçse punës së përbashkët të të gjithë neve në funksion të regjistrimit të popullsisë tonë.”

blob:https://www.facebook.com/afbc2f75-4645-4a46-9f97-6d8857053e94