Në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zv/ drejtori i DAP-it Abdulseslam Selami sot realizoi takim pune me koordinatorin e Grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim z.Arbër Ademi.
Duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhemi me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga COVID 19 dhe rëndësin e Masave të antikrizës që kemi marrë si Qeveri e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar, si dhe për Pakon e 5-të të mbështetjes financiare e cila pret për shqyrtim dhe miratim nga Kuvendi. Nga biseda dhe situata momentale që gjendemi duke analizuar edhe reagimet e pronarëve të kompanive, bashkë me koordinatorin Ademi konstatuam se kjo pako është më se e nevojshme për momentin, për të tejkaluar situatën dhe vështirësitë që po kalojnë kompanitë dhe të punësuarit në sektorin privat. Shpresojmë në ditët në vijim, depuetetët e RMV-së në veçanti ata të opozitës do të ndërgjegjësohen dhe do të hasin në mirëkuptim për të mbështetur qindra kompani të vendit dhe mijëra punëtorë, nga e cila pako mvaret dhe rroga e tyre mujore.