RMV vend i çudirave! Ish kryetari i komunës blen dyqan 500 mijë euro, pa paguar asnjë denarë! Ja kush është

Maqedonia e Veriut është vend i çudirave, prandaj pak njerëz do të habiten kur të lexojnë edhe “margaritarin” e fundit. Një ish kryetar komune, i cili do të blejë dyqan në një ndërtesë të sapondërtuar në vlerë prej 500 mijë eurove. Mirëpo pronësinë mbi dyqanin ai do ta fitojë pa dhënë asnjë cent të vetëm.
Bëhet fjalë për ish kryetarin e komunës Aerodrom, Ivica Konevski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i cili veçmë ka bë parakontratën për të blerë një dyqan prej 324 metrave katrorë, në ndërtesë ekskluzive në komunën që e ka udhëhequr në dy mandate.

Marketing

Blerja bëhet pa dhënë asnjë denar, sepse Konevski ka bë kontratë me kolegun e tij, Zoran Todoroviq, ish kryetar i komunës Qendër dhe pronar i marketeve Tinex, për tia dhënë me qera në afat prej 12 viteve në vlerë prej rreth 500 mijë eurove, sa është edhe vlera e dyqanit bashkë me TVSH.
Kështu Konevski bëhet pronar i dyqanit pa dhënë asnjë denar, sepse paratë e qerasë do të transferohen menjëherë në bankë për të paguar këstet. Në një deklaratë për Fokus, Konevski ka thënë se objekti afarist (dyqani) ende nuk është ndërtuar dhe nuk është në pronë të tij. Ai thotë se parakontrata është arritur me çmim tregu dhe ende nuk është në pronësi të tij.
“Kështu që ende nuk e di a do të arrij ta realizoj atë investim. Me pronarin e kompanisë deri në vitin 2019 nuk jam njohur, e as kam dhënë pëlqim për ndërtimin e atij objekti. Në vitin 2017 është miratuar plani për ndërtim dhe atëherë dikush tjetër ka qenë pronar i parcelës”, thotë Konevski.