Bujar Osmani përmes një statusi në fejsbuk shkruan arsyet e përse opozita shqiptare refuzoi takimin e djeshëm i inicuar nga sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi, që duhej të mbahej në nivel të sekretarëve të përgjithshëm, e që kishte si qëllim diskutimin rreth zhvillimeve që kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë dhe zhvillimet e tjera aktuale, shkruan Aktuale.mk. Sipas Osmanit arsyeja e refuzimit është se ASH-AA kanë pasur marëveshje me opozitën maqedonase .
Ja postimi i tij i plotë:
E JASHTËZAKONSHME: Amandament i opozitës shqiptare për shtyerjen e regjistrimit.
Prandaj pasken refuzuar takimin mes partive dje, se do u dilte në pah se paskën pas marrëveshje me opozitën maqedone.
Regjistrimi nuk ndërprehet, diaspora vazhdon të regjistrohet.