Grubi: Korridori i 8-të po bëhet realitet

Zëvendëskryeministri i parë njëherit ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive, Artan Grubi bëri me dije vendimin e mbledhjes së fundit të qeverisë të drejtuar nga ana e tij. Në mbledhje është miratuar teksti i memorandumit për bashkëpunim, përkatësisht ndërtimin e Korridorit 8 nga kompania amerikane Bechtel Enka.

Marketing

“Sot kisha kënaqësinë e madhe ta drejtoj mbledhjen e Qeverisë ku miratuam tekstin e memorandumit për bashkëpunim, përkatësisht ndërtimin e Korridorit 8 nga kompania amerikane Bechtel Enka, njofton zv.kryministri i parë Artan Grubi.

Sipas tij. firmosja e këtij memorandumi do të bëhet gjatë ditës së nesërme në Shkup.Pjesë e këtij projektit është ndërtimi i autostradës:Tetovë-GostivarGostivar-KërçovëTrebenishtë-Strugë-Qafë Thanë.

“Korridori i 8-të po bëhet realitet. Premtimet po realizohen”, përfundon mesazhin Grubi.