Noizy është shpërblyer nga YouTube për arritjen e 1 milion abonentëve.
Reperi Noizy është emër shumë i suksesshëm, këngët e të cilit dëgjohen edhe jashtë trojeve shqiptare.Përmes disa postimeve në Instagram, ai bëri të ditur se ka marrë një dhuratë nga YouTube, për arritjen e 1 milion abonentëve.
“E kisha këtë tash e një kohë, kam harruar t’ua tregoj njerëz. Faleminderit të gjithëve për 1 milion abonentë”, ka shkruar reperi.
Ditë më parë, një dhuratë të tillë e ka marrë edhe Enca Haxhia, e cila po ashtu ka marrë 1 milion abonentë nga YouTube.
Kujtojmë se “1 herë e mirë” titullohet projekti i fundit muzikor nga Noizy, kurse pritet që së shpejti të kthehet me këngë të reja.