BioNTech dhe Pfizer rrisin objektivin e prodhimit të vaksinave në 2.5 miliardë doza

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane bioteknologjike BioNTech, partner themelues i së cilës është shkencëtari turk prof. dr. Uğur Şahin njoftuan se nga 2.3 miliardë doza e kanë rritur në 2.5 miliardë doza objektivin për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në vitin 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në një deklaratë nga BioNTech thuhet se me efektin e fabrikës prodhuese që është vënë në funksion në qytetin Marburg të Gjermanisë objektivi i prodhimit të vaksinës për COVID-19 i cili më parë për vitin 2021 ishte njoftuar mes 2.3 dhe 2.4 miliardë doza, është rritur në 2.5 miliardë doza.

Në deklaratën e saj BioNTech ka vënë në dukje që për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve prodhuese po zhvillohen bisedime për zgjerimin e rrjetit furnizues të ngritur me prodhuesit dhe furnizuesit e vaksinës.

Deri më tani kompanitë kanë arritur marrëveshje për 1.4 miliardë vaksina që do të shpërndahen në 2021 dhe se aktualisht janë shpërndarë 200 milionë vaksina.

Kompanitë nga marrëveshja prej 1.4 miliardë doza të vaksinave pritet që të arrijnë një fitim prej 9.8 miliardë euro këtë vit.

BioNTech njoftoi se bashkë me rritjen e shitjeve të vaksinës kundër COVID-19 që ka prodhuar me Pfizer ka pasur një fitim prej 366.9 milionë euro në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Në po të njëjtën periudhë në vitin 2019 kompania kishte njoftuar humbje në 58.2 milionë dollarë. Më tej thuhet se të ardhurat e kompanisë nga 28 milionë euro u rritën në 345.4 milionë euro.

BioNTech ka njoftuar se përveç Kinës, në vendet e tjera punon në partneritet të barabartë me Pfizer në marketingun e vaksinës.

Ndërsa në Kinë ka një marrëveshje për 35 deri në 40 për qind në fitimin bruto me Fosun Pharma.