Hoxha: Me përgjigje “PJO” nuk bëhet opozita

Arjanit Hoxha

Marketing

Mospasja e konzistencës politike nga ana e opozitës shqiptare shfaq joseriozitetin e tyre politik me çka dëshmohet se synimi i tyre nuk është zgjidhja e problemeve të shqiptarëve por ata politizojnë gjithçka vetëm për të marrë poena politik ndërsa me ose pa vetëdije dëmtojnë shumë procese që me vite janë të hapura dhe që kërkojnë një qasje gjithëpërfshirëse për t’u zgjidhur.
Për të dëshmuar joseriozitetin e opozitës mjafton të nënvizojmë këto raste:
1. Ftohen në takim koordinues brenda faktorit politik shqiptar ata e refuzojnë.
2. Shpallin se në nivel liderësh do takohen me kryeministrin e vendit ndërsa ftesë kanë patur në nivel të kordinatorëve të partive politike.
3. Me amandament kanë kërkuar prolongimin e Regjistrimit të popullsisë, ndërsa kur sillet vendim për prolongim ata e refuzojnë, madje paralajmërojnë bllokim pa treguar se cilat mund të jenë pasojat e këtij bllokimi.
Të nderuara parti opozitare, opozita nuk mund të bëhet në stilin e përgjigjeve “PJO”, në fakt edhe mund të bëhet por kjo dëshmon se ju nuk keni vizion, ide dhe qendrim pasi që kjo formë shfaq joseriozitetin tuaj.