8 muaj burg për Betim Kasamin i cili mori pjesë në protestën për rastin “Monstra” në Shkup

I akuzuari Betim Kasami është dënuar me burg prej 8- të muajve për protestat për rastin “Monstra” që ndodhi në Shkup, ndërsa gjatë caktimit të dënimit, gjykata tha se ka pasur parasysh edhe gjendjen shëndetësore të të akuzuarit.

Marketing

I akuzuarit Betim Kasami para gjykatës e pranoi fajin për veprën që e akuzon Prokuroria.
Po isha në protesta, e pranoj fajin. E pranoj veprën. Lus gjykatën që të më dënojë më pak”, tha Kasami.
Përfaqësuesja e Prokurorisë, Marija Demirova Panajotova tha se i akuzuari ka kryer veprën penale dhe kërkoi që të shpallet fajtor, ndërsa avokatja Ivanka Jakimovska theksoi se i akuzuari është i ri i cili për herë të parë bie ndesh me ligjin.