Cristiano Ronaldo u largua nga Beogradi tejet i nervozuar në ndeshjen që u mbyll 2 me 2 (Serbi – Portugali), e vlefshme për fazën para-kualifikuese në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Ylli portugez shënoi një gol në minutat e fundit, por gjyqtari nuk ia pranoi – pasi s’e pa që topi kishte kaluar vijën.
I revoltuar, lojtari i Juventusit hodhi në fushë shiritin e kapitenit.
Ky shirit është hedhur në ankand për t’i ndihmuar një fëmije të sëmurë në Serbi. Ai u shit për afro 63 mijë euro, dhe u ble nga kompania ‘Mozzart’.