Dafina Zeqiri e arriti qëllimin me “Duro”

Pak javë më parë, Dafina publikoi projektin më të ri, por më të rëndësishmin gjatë gjithë karrierës së saj. “Duro” trajton një temë mjaft të ndjeshme, siç është ajo e shëndetit mendor, në të cilën e kanë gjetur veten shumë persona.

Marketing

Pjesë e kësaj iniciative ka qenë dhe qendra “Linja e jetës”. Duket se ky projekt ka patur impaktin e duhur tek shoqëria, dhe këtë e ka bërë me dije vetë Dafina pas publikimit të një mesazhi që kjo qendër i ka dërguar.

“Tung Dafina! Uroj që kjo kohë nuk ka qenë shumë e mundimshme për ty e që sa më shpejt ka me kalu edhe kjo periudhë! Së pari, falënderimin tonë ndaj jush kemi menduar ta verbalizojmë në takimin tonë, por për shkak të situatës, po e ndjej nevojën të të falënderoj përmes këtij mesazhi. ‘Duro’ ka pasur ndikim të pamatshëm në numrin e thirrjeve në linjën tonë.

Çdo natë ka pasur thirrje të shumta nga shumë persona të cilët na kanë telefonuar, pasi që e kanë dëgjuar këngën tuaj dhe janë inspiruar të thërrasin te ne. Andaj, ju themi shumë herë faleminderit për një iniciativë të këtij lloji, që është duke e ndihmuar ‘Linja e Jetës’ me shpëtu sa më shumë jetë. Shumë dashuri, stafi i Linjës së Jetës”, thuhet në mesazh.