Filipçe: Situata është kritike por nuk mendojmë për masa të reja

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, u ka bërë apel qytetarëve që të paraqiten për vaksinim, por ndërkohë ai ka thënë se duhet të respektohen edhe masat për mbrojtje nga KOVID19, pasi situata sipas tij është shumë e rrezikshme dhe kritike.

Marketing

“Në përputhje me strategjinë kombëtare, sipas asaj si vepronte sistemi deri më tani nuk kishte problem askund në mbarë territorin e shtetit, i shkurtuam terminet dhe numri i qytetarëve të vaksinuar gjatë ditëve në vijim do të jetë më i madh. Apeloj që qytetarët të vazhdojnë ti respektojnë masat, tani situata s’do mend se është e rrezikshme dhe normalisht që në përputhje me rritjen e sasive të vaksinave në dispozicion ato të pranohen dhe të imunizohen në mënyrë sa më masovike. Ky është një nga instrumentet kryesore për luftë kundër pandemisë”, ka deklaruar Venko Filipçe.

Ministri Filipçe tha se edhe përkundër situatës kritike dhe shumë të rrezikshme nuk ka nevojë për masa shtesë për mbrojtje nga koronavirusi.